Zemaj takon Mary Jean Eisenhower, i dhuron flamurin Dardan
07 shkurt 2018
| 21:25
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj po qëndron këto ditë në Amerikë.
Gjatë qëndrimit të tij atje, Zemaj sot ka takuar presidenten e organizatës ndërkombëtare “People to People”, Mary Jean Eisenhower.
Përmes një psotimi në profilin e vet në “Facebook”, Zemaj ka shkruar se vlerat perëndimore janë pikë takimi i përbashkët, njëherësh ruajtja dhe avancimi i miqësisë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve tanë.
Zemaj po ashtu në shenjë simbolike i ka dhuruar Eisenhower flamurin Dardan.