Zemaj takon përfaqësuesit e komunitetin egjiptian, iu ofron mbështetje
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka takuar përfaqësuesit e komunitetit egjiptian në Kosovë, të cilët ia ka siguruar se mbështetja e institucioneve të Kosovës për këtë komunitet do të vazhdoj edhe gjatë pandemisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në ditët në vijim do të vizitoj këtë komunitet për të parë nga afër vështirësitë me të cilat përballet komuniteti egjiptian.
Postimi i plotë i Zemajt:
Sot takova përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, të cilëve u ofrova mbështetjen time për menaxhimin e pandemisë. I sigurova se ndihma jonë do të vazhdojë.
Sikurse deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen, një pjesë e donacioneve që vijnë nga shtetet mike do të shpërndahen në pjesët e Kosovës ku jetojnë egjiptianët dhe komunitetet e tjera.
Gjithashtu, ditët në vijim do të bëj një vizitë, për të parë nga afër vështirësitë me të cilat përballet komuniteti egjiptian.