Zemaj takon sekretarin amerikan Tillerson, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës
08 shkurt 2018
| 20:22
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj po qëndron në SHBA për Lutjet e Mëngjesit.
Zemaj sot është takuar me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson dhe kongresmenin Sanford D. Bishop, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës.
Postimi i plotë:
Ju konsiderojmë miq të çmuar andaj Shtetet e Bashkuara dëshirojnë përparimin tuaj drejt integrimit euroatlantik. Sot në evenimentin e Lutjeve të Mëngjesit ishte nderë dhe privilegj të takoja dhe të falënderoja për mbështetjen e SHBA-ve., sekretarin amerikan të Shtetit, Zt. Rex Tillerson.
Bashkëbisedimi edhe me kongresmenin Sanford D. Bishop, një mik i Kosovës në kohet e vështira të luftës,interesimi për zhvillimet në Kosovë,rajon dhe partneritetin me SHBA-të.