Zemaj: Të respektohen të drejtat e punëtorëve në qendrat tregtare
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar lidhur me mos respektimin e orarit të punës për punëtorët e Qendrave Tregtare.
Ai ka thënë se inspektorati i punës duhet të “zgjohet”, nga gjumi dhe së paku të dielën te kenë pushim punëtorët.
“Secili prej nesh e kemi ndonjë familjarë/të afërm ose shokë i/e cili/a punon në qendrat tregtare dhe i sheh e dëgjon se si detyrohen të nënshkruajnë kontrata jashtëligjore e të punojnë në kushte diskriminuese të punës”.
Postimi i plotë i Zemajt në profilin e vet në “Facebook”:
Inspektoriati i punës dhe shteti në gjumë, ndërsa punëtorët e shkretë të Qendrave Tregtare 24/7 në punë.
Sa i vizitojnë inspektoriatet e punës qendrat tregtare për të parë respektimin e ligjeve të punës? A janë të njohur lidhur me gjendjen e këtyre punëtorëve? Pse gjithë kjo neglizhencë?Interesat e kujt po i përfaqësojnë këta inspektorë?!
Në një vend me aspirata për anëtarësim në Bashkimin Europian, duhet të ketë respektim të ligjeve sikur në Bashkimin Europian.
Secili prej nesh e kemi ndonjë familjarë/të afërm ose shokë i/e cili/a punon në qendrat tregtare dhe i sheh e dëgjon se si detyrohen të nënshkruajnë kontrata jashtëligjore e të punojnë në kushte diskriminuese të punës. Këtyre punëtorëve, shumica të rinjë e te reja, nuk ju paguhet pushimi i lehonisë, nuk iu takojnë ditët e pushimit sipas ligjit në fuqi, punojnë edhe jashtë orarit të punës; punojnë gjatë fundjavës, nuk gëzojnë pushim për festa, punojnë me orar të gjatë gjatë festave, ndërsa arsyetimi i pronarëve është një ndër më banalet se “këtu është Kosovë, e jo Gjermani”.
Inspektorët e punës janë vota për pushtetarët. Andaj nuk kanë guxim me e zbatu ligjin te kumaria e pushtetarëve, e jo në funksionim të ligjit.
Kur dëgjon se në shumë raste punëtorët e qendrave tregtare detyrohen të ndërtojnë edhe shtepitë e pronarëve në qat’ ‘Harxh’, ose edhe duke i dërguar në male për t’ju prerë drutë për dimër.
Ju pronarë që jeni shndërruar në skllavopronarë, jepi së paku ditën e diel pushim punëtorëve, sepse u takon me ligj, me besim në zot dhe te keni pak nder, mbi të gjitha është njerëzore të mundësoni që e diela të jetë pushim i javës.