Zemaj: Testimi për Covid do të nisë edhe në gjashtë qendra
04 dhjetor 2020
| 16:51
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se deri në fund të javës pritet që aparaturat për kryerjen e testeve PCR për Covid-19 të shpërndahen në gjashtë qendra rajonale.
Zemaj përmes një konference për medie, ka thënë që ky është një lajm i mirë, sepse krahas testimeve PCR do të nisin edhe testet serologjike.
Ai ka thënë se kanë vlerësuar situatën epidemiologjike dhe kanë bërë sërish kategorizimin e komunave.
“Me kategorizimin e re në zonën e kuqe janë shtuar edhe dy komuna, nga 19 sa kanë qenë tash janë 21. Në zonën e verdhë janë 10 komuna, kurse në zonën e gjelbër 7 komuna”, ka thënë Zemaj.