Zemaj thotë se Qeveria u dha sinjale qytetarëve se ka mbaruar pandemia

12 gusht 2021 | 11:49

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj menaxhimit të pandemisë.

Para deputetëve, ai ka thënë disa masa të ndërmarra nga ministria e Shëndetësisë kanë qenë të gabueshme.

“U kemi thënë të mos largoni infermierët, të mos i largoni inspektorët sanitarë, të mos i ndalni shtesat, mos bëni veprime se i jepni pasqyrën që ka përfunduar pandemia në Kosovë. Ju e keni bërë këtë, ky është gabimi më i madh.

Ish-ministri i Shëndetësisë ka thënë se qeveria u ka dhënë sinjale qytetarëve se ka mbaruar pandemia.

“Njerëzve i keni dhënë lirinë se nuk ka virus në Kosovë për shkak të Qeverisë së re dhe menaxhimit të situatës pandemike. Riktheni inspektorët për mbikëqyrjen e masave të liruar pa asnjë lloj analize. Keni menduar edhe se me vaksinimin e kryeministrit do të presin të vaksinohen 50.28 për qind e qytetarëve”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka…