Zemaj tregon se cilët persona do të vaksinohen të parët me vaksinën kundër Covidit

15 dhjetor 2020 | 13:33

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19.

Edhe pse nuk ka dhënë informacione se kur do të furnizohet Kosova me vaksinën kundër Covidit, Zemaj ka treguar se cilat kategori do të jenë prioritet për vaksinim.

“Kategoritë prioritare janë punëtorët shëndetësorë, të gjithë personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike e respiratorë, personat me sëmundje kronike të zemrës, mushkërive, neurologjike, dhe personat me diabet”, ka thënë ai.

Zemaj ka thënë se përveç vaksinave që u janë premtuar falas, janë duke shikuar edhe për mundësi tjera të furnizimit.

“Aplikimi zyrtarë nuk do të thotë që nuk po shfrytëzojmë mundësi tjera për vaksina shtesë. Synimi është të vaksinohen kategoritë më të rrezikuara ndaj Covid-19. Ministria e Shëndetësisë po punon në sigurimin e vaksinës Covid-19”, është shprehur Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori sportivi i Lacios, Igli Tare i ka thurur elozhe…