
Zemaj tregon se kush po negocion që Kosova ta sigurojë vaksinën anti-Covid
18 dhjetor 2020
| 17:14
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Armend Zemaj, ka bërë me dije emrat e personave që janë duke negociuar për furnizimin me vaksina kundër Covid-19.
Sipas Zemajt, disa anëtarë të MSh-së dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) janë pjesë e komisionit për sigurimin e vaksinës anti-Covid.
“Për këtë çështje kemi formuar edhe komision për negocimin e furnizimit me vaksina kundër Covid-19 me këtë përbërje: z. Ardian Mehemtaj, u.d sekretar i përgjithshëm në MSh, kryesues, dr. Valdet Hashani, anëtar-MSh, prof.dr. Lul Raka, IKShPK, dr. Ardian Rugova, AKKPM, z.Avdyl Lokaj, anëtar-IKShPK, dr. Edita Haxhiu,anëtare-IKShPK dhe znj. Afërdita Hoxha, MSh”, ka thënë ai.