Zemaj uron nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor, kërkon respektimin e masave anti-Covid

17 janar 2021 | 12:58

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka uruar nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor, duke kërkuar respektimin e masave kundër Covid-19.

“Çdo ditë, në çdo situatë ju ftoj që të keni kujdes dhe respektoni masat anti-Covid, të vazhdojmë së bashku ta ruajmë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve. Edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Zemajt:

Të nderuar prindër, nxënës dhe personel arsimor,

Me rastin e fillimit të mësimit në gjysmë vjetorin e dytë, duke ju falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ju uroj sukses.

Çdo ditë, në çdo situatë ju ftoj që të keni kujdes dhe respektoni masat anti-Covid, të vazhdojmë së bashku ta ruajmë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve.

Edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit.

Paçim vit shkollor sa më të suksesshëm!

Image may contain: 1 person, sitting, shoes, child and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…