Zemaj: Vaksina anti-Covid vjen në shkurt
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksina anti-Covid pritet të arrijë në Kosovë në muajin shkurt.
Në një konferencë për medie, ai ka thënë se janë duke punuar maksimalisht që të sigurohet kjo vaksinë.
“Jemi duke punuar intensivisht. E mira është që e kemi siguruar zinxhirin e ftohjes, derisa përgatitjet teknike janë në realizim. Është hartuar strategjia e imunizimit. Procesi i vaksinimit do të fillojë sipas dinamikës dhe sigurimit të vaksinës ashtu siç po pretendojmë jo vetëm ne, por edhe vendet evropiane”, ka dekalruar.
Ai ka bërë thirrje për respektimin të masave anti-Covid, duke kritikuar partitë politike që po mbajnë tubime të mëdha me qytetarët.
“Nuk duhet të presim vetëm gjoba dhe ndëshkime, por duhet respektuar masat. Partitë politike organizojnë tubime e ato janë individuale, të gjithë duhet të thërrasin vetveten”, ka deklaruar Zemaj.