Zemaj: Vendet e rajonit janë duke iu ekspozuar rikthimit të infeksionit, duhet të kemi kujdes
28 shtator 2020
| 11:41
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për medie, ka thënë se lirimi i masave kundër Covid-19 nënkupton shtimin e përgjegjësisë.
Ai ka thënë se rikthimi i shërbimeve shëndetësore nuk duhet që të krijojë lehtësira të mëdha sa i përket lirimit të masave kundër koronavirusit.
“Nuk duhet të na krijojë lehtësira të mëdha, pasi vendet e rajonit janë duke u ekspozuar rikthimit të madh të infeksionit, andaj duhet të kemi kujdes të shtuar. Lirimi i masave na ngarkon me përgjegjësi shtesë”, ka thënë Zemaj.