Zemaj, Vetëvendosjes: ‘Ngoni hajna të pangopur’

14 mars 2024 | 12:08

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në seancën e jashtëzakonshme për tenderët njëburimorë, ka thënë se “Vetëvendosje po dëshmon që janë hajna të pangopur”.

“Kontratat njëburimore, kontratat e negociuara ju që dikur i quanit hajni, zhvatje e çfarëdo epiteti tjetër, kurrë nuk ka ndodhur që ndonjë qeveri të ketë më shumë kontrata njëburimore sesa qeveria Kurti. Tash po ju njohim për mashtrues, por po e dëshmoni se jeni edhe hajna të pangopur. Kjo po iu kushton qytetarëve në tri vitet në pushtet. Duke dhënë tenderë pa procedurë të hapur, duke përjashtuar frymën e ekonomisë së lirë. Kjo po shpërfaq pangopësinë e një kaste politike që në pushtet erdhët për t’u pasuruar, shpejt e errët”.

“Vlera e kontratave në tri vitet e fundit, ngoni hajna se është e dhimbshme, por duhet të dëgjoni. 240 milionë për të gjitha organizatat buxhetore. 544 ankesa për aneks kontrata. Vlera vetëm për vitin 2023 – 116 milionë”, ka thënë Zemaj në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për kontratat njëburimore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të…