Zemaj viziton Klinikën e Neurokirurgjisë
20 gusht 2020
| 14:40
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Klinikën e Neurokirurgjisë në SHSKUK në Prishtinë që është e vetmja qendër neurokirurgjike në Kosovë.
“Nga afër pashë shërbimet e kujdesit shëndetësor që ofron kjo klinikë dhe aparaturat. Përgjegjësit më sqaruan se aty në vazhdimësi bëhet një punë tejet intensive, gjatë tërë vitit mijëra pacientë trajtohen dhe hospitalizohen, sikurse kryhen qindra operacione sfiduese. I falënderova mjekët dhe stafin aty për punën e palodhur që po bëjnë, sidomos në këtë kohë shumë të vështirë që e ka shkaktuar pandemia. Gjithnjë do të mbështesë pa rezervë mjekët dhe stafin mjekësor”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
(F.D / Epoka e re)