Zemaj viziton Klinikën e Onkologjisë
13 tetor 2020
| 13:35
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Klinikën e Onkologjisë në QKUK, për të parë nga afër zgjerimin e kapaciteteve (bunkeri për vendosjen e akceleratorëve linear) për trajtimin e të prekurve nga sëmundjet malinje.
“Përkushtimi ynë është sigurimi i pajisjeve moderne për trajtim sa më gjithëpërfshirës të pacientëve me këto sëmundje të rënda, nga profesionistët tanë shëndetësorë”.
“Lufta kundër sëmundjeve malinje është angazhim për t’i parandaluar ato, për të përmirësuar trajtimin, zgjatjen e kualitetit të jetës dhe shpëtimin e jetëve, përmes zbulimit të hershëm dhe trajtimit të avancuar mjekësor”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.