Zemaj viziton Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare

04 shkurt 2021 | 12:29

Ministri i Shëndetësisë ka vizituar sot në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës, ku me udhëheqësit e kësaj klinike ka diskutuar për kushtet dhe decentralizimin e përkujdesjes stomatologjike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo klinikë edhe në kohë pandemie ka ofruar shërbime në pajtim me detyrat dhe obligimet ligjore.

 

Postimi i plotë i Zemajt:

Në Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës e fillova vizitën e punës ku takova drejtuesit e kësaj klinike dhe diskutuam për kushtet, decentralizimin e përkujdesjes stomatologjike, në veçanti për kuadrin e ri dhe specializimet e reja.

QSKUK edhe në kohë pandemie, ka ofruar shërbime në pajtim me detyrat dhe obligimet ligjore, duke u bërë shembull në ofrimin e përkujdesjes stomatologjike e nivelit terciar.

Në QKSKU, janë dhënë specializime si asnjë herë më parë, duke ju ofruar mjekëve të rinj, gjasa e mundësi për specializim.

Do theksuar se në Kirurgjinë Orale janë 83 specializant të rinj, Paradontologji dhe Mjekësi Orale 37 specializant të rinj, në Pedodonci 14, Sëmundje të Dhëmbit  me Endodonci 29, në Ortodonci 86 dhe në Protetike Stomatologjike 53 specializant të rinj.

E përgëzova stafin drejtues të QKSUK, kuadrin profesional dhe kuadrin e ri të angazhuar brenda kësaj Qendre, duke cekur se vërtetë ndjehem krenar me ta. Suksese të mëtejme!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samsung Electronics njoftoi sot se po kombinon veçori të reja…