Zemër derri te njeriu, dy pacientë e kalojnë me sukses transplantimin

13 korrik 2022 | 07:58

Doktorët kanë transplantuar me sukses dy zemra derri në trupat e njeriut.

Një grup shkencëtarësh në NYU Langone Health, në Nju-Jork, kryen operacionin në dy pacientë më 19 qershor dhe 9 korrik.

Në të dyja rastet trupi i njeriut e ka pranuar zemrën e derrit pa nevojën e makinerisë, ndryshe nga pacientë të tjerë që e kanë eksperimentuar këtë transplantim.

Transplantime të tilla, nga një specie në tjetrën, janë ende në fazat e para, por ekspertët e shëndetësisë kanë shpresë se do të jenë të suksesshme dhe do të ndihmojnë në gjetjen më lehtë të organeve që janë të nevojshme, sidomos për fëmijët. /A2CNN

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara në Hagë sot do ta mbajnë konferencë…