“Zemër me lëkurë leopardi”, libri i ri me poezi i Uran Krasniqit
29 dhjetor 2022
| 13:50
“Zemër me lëkurë leopardi” është libri më i ri me poezi i autorit Uran Krasniqi.
Libri ndahet në tri cikle dhe është botuar nga shtëpia botuese “Armagedoni”.
Për këtë libër redaktori Imer Topanica ka shkruar një parathënie. Ja një fragment i parathënies së tij:
“Kjo përmbledhje, e dyta me radhë nga Krasniqi, e titulluar ‘Zemër me lëkurë leopardi’, vetëm sa e ka etabluar stilin e thjeshtë me të cilin shquhet ai. Një gjuhë e thjeshtë, pa shumë ngarkesa stilistike, e ngjeshur, e kursyer për nga volumi i përdorimit të fjalëve, ndërsa synon të thotë shumë”, ka vlerësuar ai.
Krasniqi (1986), i cili me profesion është gazetar, vite më parë ka botuar edhe librin tjetër me poezi “Lule mes ndërtimesh të egra” dhe librin me ese “Mbledhja e shkronjave”.