Zemra industriale e Ukrainës po digjet! Rusët godasin fabrikën ku strehohen civilët
Zemra industriale e Ukrainës po digjet tani deri në themel. Qyteti i Severodonetsk ka qenë pika qendrore e pushtimit rus në lindje për javë të tëra dhe duket se ata po i afrohen gjithnjë e më shumë marrjes së kontrollit të qytetit.
Trupat ukrainase janë detyruar të mblidhen në një xhep gjithnjë e më të vogël, duke përfshirë fabrikën e madhe kimike Azot, ku janë strehuar qindra civilë.
Sipas guvernatorit rajonal, një zjarr i madh shpërtheu si rezultat i bomabardimeve të vazhdueshme në këtë fabrikë, ndërsa vazhdojnë të rrjedhin dhjetëra tonë naftë, pas goditjeve.
Sergei Haidai i tha TV lokale se rusët tani kontrollonin pjesën më të madhe të qytetit, edhe pse situata ishte “nën kontroll”.
Ditët e fundit, zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se po u mbarojnë municionet, ndërsa presin me dëshpërim furnizime të reja nga perëndimi.
Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se lufta për qytetin strategjik mund të diktojë rezultatin e luftës në lindje të vendit.
“Severodonetsk mbetet epiqendra e konfrontimit në Donbas”, tha Zelensky. “Kjo është një betejë shumë e ashpër, shumë e vështirë… Ndoshta një nga më të vështirat gjatë gjithë kësaj lufte”, shtoi ai. ”
Severodonetsk ka parë luftime të përhershme që nga viti 2014, kur separatistët e mbështetur nga Rusia morën kontrollin e dy territoreve atje, Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut.