“Zemra që të bie tamam” doli nga shtypi
Libri më i ri, i dhjeti me radhë i profesoreshës së letërsisë për fëmijë, Dije Demiri-Frangu, nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka dalë nga shtypi.
Sipas botuesit, libri “Zemra që të bie tamam” është një udhëtim unik i bukurisë dhe madhështisë së imagjinatës për fëmijë. Ka në të një hapësirë të pafundme poetike, e situr brenda psikologjisë dhe mendjes së fëmijës, që sjell poezinë me motive origjinale urbane, poezinë e dashurisë, lojës, situata të rralla të jetës, krijuar me sharmë dhe dashuri.
Një fluturim mbi këtë bukuri do t’i ndihmojë fëmijës për ndërtimin e perceptimit estetik mbi jetën dhe botën që e rrethon. Ky libër shënon një vlerë të rrallë në letërsinë shqipe për fëmijë. Libri gjendet në librarinë “Artini” dhe “Dukagjini” në Prishtinë.