Zemra saj pikon gjak
19 dhjetor 2022
| 22:04
Veç ëndrrat janë
gëzime për të
Eh… Mendimet
janë si dredh e pluhurit
jeta saj është pa stolisje
Mund të them pa kozmetikë
E saj është jeta
Goja e saj është ndryshk
Çelësit i kanë rënë dhëmbët
Çka shfaqet në fytyrën e saj
Mos i besoni
Askujt mos i besoni
Për të
Ajo pret edhe valët e zemëruar
Në kohën me diell.
Asaj i kanë marrë
Buzëqeshjen
Plumbat që binin
Dikur, dikush
Ia ka vrarë.
Asaj.
Ia kanë vrarë
edhe pëllumbin e bardhë.
(Pranvera Qerimi)