Zendaya shkëlqen në javën e modës në Paris (Foto)
04 korrik 2019
| 15:54
Zendaya me plot kuptimin e fjalës ka shkëlqyer në Javën e Modës në Paris.
Aktorja 22-vjeçare ka marrë pjesë në lansimin e parfumit “Lancôme Idôle”, ku ajo vet është fytyra reklamuese e tij, e mbushur me bizhuteri Chopar me hiç më pak se 32 karatë.
Zendaya kishte vënë vathë të mëdhenj nga ari i bardhë në formë rrethore me diamantë 25.78 karatë derisa kishte edhe dy unaza me gurë diamante, njëra 1.30 karatë dhe tjetra mbi 5 karatë.
Aktorja e “Spider-Man: Far From Home” kishte veshur një fustan ngjyrë rozë të hapur nga Georges Hobeika nga koleksioni i ri i disenjatorit për vitin 2019.
Fustani që rrethohej me rruza ngjyrë ari kishte dekolte shumë të hapur dhe e zbulonte shumë një këmbë shumë vinte në pah format trupore perfekte të aktores.