Zendeli do garojë në Formula 2: Ditë shumë e veçantë për mua
16 dhjetor 2020
| 16:21
Shqiptari Lirim Zendeli do të paraqitet për herë të parë në një garë në Formula 2.
Zendeli do të jetë shoferi i Mpmotorsport, me të cilët ka arritur marrëveshje. Ai ka thënë se kjo është ditë e veçantë për të sepse më në fund do të vozisë në Formula 2.
“Sot është një ditë shumë e veçantë për mua. Më në fund mund t’ju them se do të vozis për officialmpmotorsport për vitin e parë në Formula 2. Falënderues dhe më shumë se 100 për qind i gatshëm të vazhdoj të dhe të paraqitem mirë me skuadrën që përformoj mirë në vitin 2020”, ka shkruar ai në “Instagram”.