Zenel Karaçeva – nderi dhe krenaria shqiptare e Anamoravës
E shkruar nga: Njazi Kadriu
Për motive politike, viteve të 50-ta, Zenel Zenel Lenjani, nga Karaçeva e Kamenices, zëvendësministër i Xehetarisë për Serbi, Kosovë dhe Vojvodine në kohën e ish-Jugosllavisë bie në burgun e Bellacërkes ku qëndroi i izoluar plot 6 muaj. Prej torturave të renda dhe të padurueshme nga regjimi serb. Zeneli një burrë i pashëm e plot shëndet doli nga burgu fizikisht i dërrmuar por edhe shpirtërisht meqë grilat dhe parmakët e burgut nuk arritën t’ia shuajnë idealet për çlirim dhe bashkim kombëtar. Vdiq me frymën e fundit te amanetit: “Eshtrat e atyre që tradhtojnë atdheun mos i duroftë toka”!
Rruga nga Gjilani dhe Bujanoci bashkohën te Dheu i Bardhë për te marr drejtimin pastaj drejt fshatit të Zenel Karaçevës dhe për të përfunduar te Guri i Zi ku gjendej dikur janë taku i trimave të Sylë Zarbicës emri i të cilit vetëm me të dëgjuar kallte tmerrin dhe llahtarinë e armikut. Karaçeva është një fshat i bukur pitoresk i ndarë dikur në dysh (Karaçeva e Epërme dhe e Poshtme) e që sot shkëlqen i shkrirë në një. Ky vendbanim shqiptar veçohet me një bukuri të rrallë natyrore të njerëzve i cili nga gjiri i tij nxori njerëz të vyeshëm e punëtorë, trima të fjalës dhe të pushkës, intelektualë profilesh të ndryshme si dhe veprimtarë të përmendur të çështjes kombëtare.
Njëri nga këta ishte edhe Zenel Zenel Lenjani i lindur më 6 qershor 1927. Qysh në rini i ra hise të merret me veprimtari të ndryshme aksionare dhe për këtë edhe Zenel Zenel Lenjani u shpërblye shumë herë me mirënjohje dhe dekorata të ndryshme. Shkathtësinë e tij prej natyre Zeneli e tregoi edhe gjatë luftës së Dytë Botërore. Bashkëluftëtarët e tij tregojnë se në shkurt të vitit 1947 banorët e Breznicës, Malësia e Bujanovcit kishin halle të shumëfishta me njëren anë dimri i atij viti kërcëllonte pamëshirshëm dhe në anën tjetër zullumet e udbashëve dhe ozn-istëve kishin kaluar kufijtë e durimit njerëzorë.
Ekspedita të shumta çetnike ishin vëne në ndjekje të trimave të Lam Breznicës dhe si peng në bodrumin e Jonuz Shestakut të Breznicës i kishte ngujuar 45 burra të autoritetshëm nga rrethi i Kamenicës dhe Bujanocit duke i maltretuar psiqikisht dhe fizikisht. Zenel Lenjani me të dëgjuar torturimet e këtyre njerëzve të pafajshëm merr rrugë dhe vihet në mbrojte të tyre. Përpara i del kapiteni i kësaj ekspedite ndëshkuese Luba Popoviq dhe provon ta ndalë Zenelin, ishte kembëngulës në këtë drejtim, kapiteni përpiqet ta nxjerrë pistoletën nga brezi mirëpo karaçevasi me shkathtësi ia përplasë pistoletën në kraharorë duke e detyruar të veprojë sipas urdhrave të tij. Për kontributin e Zenelit gjatë LNÇ-së qeveria e atëhershme jugosllave ia besoi postin e zëvendësministrit të Xehetarisë për Serbi, Kosovë dhe Vojvodine. Një veprimtari të rëndësishme shoqëroro-politike ai e kryente edhe në nivel të Komitetit të rrethit të Kosovës. Por fati deshi dhe Zeneli nuk qëndroi gjatë në këtë detyrë. U gjetë një renegat shqiptarë, mercenar i Rankoviqit emri i të cilit ruhet në kujtesën e popullit për të keq dhe spiunoi Zenelin për ta larguar nga puna dhe për t’ia përfunduar karrierën në burg dhe më vonë edhe në varr. Aktiviteti i tij prej veprimtari të zellshëm ra në sy të OZN-së dhe përcillej këmba – këmbës .Gjatë vitit 1950 në Prishtinë pas një takimi që pati me karakter pune shkoi për ta takuar natën në hotelin “UNION”. Mëngjesi i asaj dite e zgjoi Zenelin me forca të rrethuara të policisë serbe të cilët kërkonin dorëzimin e tij. Nga ky proces i montuar politik Zenelit i merren të gjithë materiali zyrtarë dhe dy Pistoletat që mbante me vete. Tetë orë rresht e maltretuan në SPB-në e Prishtinës me pretekst se kishte tentuar të ikte në Shqipëri me duar të lidhura me kllapa, policia Zenelin e dorëzoi në Beograd. Gjatë hetuesisë në Beograd, Zenelin e morën në pyetje të gjatë shumë inspektorë federativë e republikan si dhe gjeneralë ushtarakë. Nga torturat gjatë hetuesisë si dhe vuajtjet në burgun e Bellacërkvës për gjashtë muaj izolimi, Zeneli një burrë i pashëm e me plot shëndet si bjeshkët tona me një peshë prej 95 kg, u dërmua fizikisht dhe nga burgu doli 40 kg. e me eshtra të dala gati përmbi lëkurë. Torturat e burgut ia shkatërruan trupin fizikisht por jo edhe shpirtërisht meqë grilat dhe parmakët e burgut famëkeq nuk arritën t’ia shuajnë idealet për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Edhe pas vuajtjes së dënimit ndjekësit e sigurimit serb e spiunonin hap pas hapi. Me 10 janar 1986 në moshën 57 vjeçare, Zeneli në spitalin e VMA-së në Beograd, vdiq nga një sëmundje e rendë dhe e pashërueshme. Vdiq me frymën e fundit të amanetit në gojë “Eshtrat mos i duroftë toka ato njerëz që tradhtojnë kombin, atdheun, Kosovën, Aleksander Rankoviqi urdhëron forcat e policisë serbe që dokumentacioni i burgosjes së Zenel Lenjanit të merret komplet, vendimet e dosjet e burgut dhe urdhëron që Zenel Lenjani të pushkatohet nga forcat çetnike serbe edhe shqiptar i ka armatosë që natën t’i hynë me pushkatua sepse Zenel Lenjani nuk i ka përfill vendimet e Aleksandër Rankoviqit as me u martua me gra serbe, idealet kombëtare nuk ka mund të ja shkatërroi për bashkimin kombëtar.