Zenelaj: Besojmë në kualifikim

15 shkurt 2021 | 17:26

Për herë të parë te Kosova A janë ftuar Denis Zenelaj dhe Dion Sheqiri. Denisi luan për skuadrën Eisbaren Bremerhaven në Gjermani. Ai është shprehur shumë i kënaqur që është grumbulluar te Kosova. “Kemi filluar përgatitjet dhe deri më tani po shkojnë shumë mirë.

Ne kemi shumë lojtarë të mirë dhe një trajner të mirë, andaj mendoj se gjasat janë shumë të mira për t’u kualifikuar tutje”, është shprehur Zenelaj për faqen zyrtare të FBK-së.

18-vjeçari ka folur për ndjenjën për t’u grumbulluar te Kosova A. “Është një ndjenjë shumë e mirë, sepse kam punuar shumë për këtë ditë. Dua që në të ardhmen të jem pjesë e rregullt e Kosovës. Kam fituar shumë përvojë këtu. Më kanë pritur shumë mirë dhe jam tejmase i kënaqur me të gjithë”, ka thënë Zenelaj.

“Dardanët” do të luajnë në shtëpi përballë Luksemburgut (18 shkurt) dhe Sllovakisë (20 shkurt), në ndeshjet e fundit në Grupin B. Nëse “dardanët” shënojnë dy fitore në dy takimet e zhvilluara, atëherë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Të gjitha ndeshjet e Dritares së Tretë të Grupit B do të zhvillohen në Prishtinë. Ky ishte vendimi i mëhershëm nga Bordi i FIBA Evropës, duke i besuar edhe një ngjarje të rëndësishme Federatës së Basketbollit të Kosovës.

ORARI

Më 18 shkurt takohem:
16:00 Sllovakia-Islanda
19:00 Kosova-Luksemburgu

Më 20 shkurt takohen:
16:00 Luksemburgu-Islanda
19:00 Kosova-Sllovakia

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se afër ndërtesës…