
Zenelaj, lojtar i KB Ponte Prizreni
09 shtator 2018
| 14:50
Qendra e njohur Urim Zenelaj e ka përforcuar KB Ponte Prizreni. Ky klub e ka vlerësuar Zenelajn si transferin më të madh për sezonin ri.
“Me këtë fond të lojtarëve besojmë se do ta përfaqësojmë në mënyrë sa më dinjitoze basketbollin prizrenas. Urimi stinorin e kaluar ishte pjesë e KB Bashkimi, ndërsa momentalisht është edhe në listën e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll”, thuhet në njoftimin e Ponte Prizreni.
/Epoka e re/