
Zeneli: Faleminderit për mbështetjen
09 qershor 2019
| 09:55
Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli ka falënderuar të gjithë për mbështetjen në këto momente të vështira që është duke i kaluar.
Ai mbrëmë lëndoi ligamentet në sfidën ndaj Malit të Zi, dhe u detyrua ta lëshojë fushën në minutën e 39 të takimit. Derisa pritet që ky lëndim ta mbajë jashtë fushës për disa muaj.
“Faleminderit shumë për mbështetjen në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Zeneli në Instagram.