Zeneli: Kam pasur ofertë nga Chelsea

02 dhjetor 2019 | 13:53

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, ka zbuluar se Chelsea e kishte kërkuar në janarin e kaluar, por futbollisti nga Kosova vendosi t’i bashkohet Stade de Reims në Francë.

“Po, fola me menaxherin tim dhe Chelsea ishte shumë e interesuar për mua. Ama duhet përshtatur koha dhe gjëra të tilla. Chelsea është klub jashtëzakonisht i madh dhe sikur të më kishte kërkuar 100 % atëherë nuk do ta refuzoja. Në fund iu bashkova Reimsit. Nëse ëndërroj shumë, atëherë shpresoj se Chelsea do të më kërkojë përsëri nëse luaj mirë në Reims. Shpresoj se klube të tilla interesohen për mua pasi të kthehem nga lëndimi”, ka thënë Zeneli për mediat suedeze.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Dr. Hatixhe Ahmedi Ndërroi jetë nëna e dy martirëve…