Zeneli kërkohet nga Napoli dhe Fiorentina
08 maj 2018
| 21:05
Një lajm i bujshëm vjen nga mediet suedeze, ku thuhet se mesfushori i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, po monitorohet nga Fiorentina dhe Napoli.
23-vjeçari që aktivizohet tek Herenveni në Holandë, po mendohet si një përforcim për klubet e Serisë A.
Arbër Zeneli është një futbollist i datëlindjes së vitit 1995 dhe në këtë sezon ka shënuar 6 gola në 23 ndeshje aktivizim me Heereneven. Zeneli që është produkt i ekipit të Elfsborgut, ka luajtur me ekipet kombëtare të moshave të Suedisë, për t’u bashkuar me Kosovën në vitin 2016, ndërsa bëri debutimin në ndeshje me Kroacinë në 6 tetor 2016.