Zeneli: Kosovën e zgjodha me zemër
Reprezentuesi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Arbër Zeneli në një intervistë për klubin e tij të ri, Stade de Reims, ka treguar se e zgjodhi me zëmër Kosovën.
Zeneli preferoj të mbrojë ngjyrat e vendit të prejardhjes para vendit ku ka lindur, Suedisë.
“E zgjodha [Kosovën] me zemër sepse prindërit e mi vijnë nga Kosova dhe, edhe pse unë nuk jam lindur atje, prapëseprapë unë kam gjak kosovari. Unë jam shumë i lidhur me rrënjët e mia dhe mendoj se mora vendimin e duhur dhe jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi”, ka thënë Zeneli faqen zyrtare të skuadrës franceze.
Zeneli debutoi për Kosovën më 6 tetor të vitit 2016, menjëherë pasi vendi u pranua në UEFA dhe FIFA. 23-vjeçari ka kaluar nëpër tri ekipe kombëtare të Suedisë, U-17, U-19 dhe U-21. Me këtë të fundit, Zeneli edhe e fitoi Kampionatin Evropian U-21. Ai e shënoi një gol në 10 paraqitje.
“Po, ka qenë e vështirë për mua, sepse isha pjesë e ekipit që e fitoi Kampionatin Evropian U-21 dhe pas kësaj ndjeva se ata [Suedia] deshën të ma jepnin një rast, por në fakt nuk ma dhanë asnjëherë”, ka deklaruar Zeneli.