Zeneli largohet nga Adana Demirspor

18 janar 2024 | 13:28

Klubi turk, Adana Demirspor ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli është larguar nga skuadra e tyre.

Zeneli u transferua në verë te Adana Demirspor në tentim për të rigjetur formën pas një sezoni katastrofik në Ligue 1 me Reims, ku pati edhe disa lëndime të renda.

Megjithatë, pa i mbushur mirë gjashtë muaj, sulmuesi anësor i Kosovës është larguar nga klubi turk. Është vet klubi që ka njoftuar se 28-vjeçari ka shkëputur njëanshëm kontratën dhe tani është lojtar i lirë.

“Arbër Zeneli ka shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën me Adana Demirspor”, thuhet në njoftimin e klubit turk. Gjatë sezonit vjeshtor te Adana Demirspor, Zeneli luajti 13 ndeshje në të gjitha garat, ku pati vetëm një asistim.

https://twitter.com/LaCasaDeADS/status/1747924183001059718?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1747924183001059718%7Ctwgr%5Eca366aa23d484326b37756122fa4e0b41852b692%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Farber-zeneli-largohet-nga-adana-demirspor%2F

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak çastesh ka rënë çatia e objektit të Komunës…