Zeneli, lojtari i muajit te Reimsi
07 maj 2019
| 16:11
Arbër Zeneli është shpallur lojtari më i mirë i muajit mars te skuadra e Reimsit.
Ylli shqiptar po shkëlqen te skuadra franceze, duke fituar tashmë një çmim te ekipi i Ligue 1.
Golashënuesi më i mirë i Përfaqësueses së Kosovës në muajin mars kishte arritur të shënonte dy gola dhe ka bërë katër asistime. Ky ishte çmimi i parë për 24-vjeçarin pasi e kompletoi transferimin në afatin kalimtar dimëror te Reims.