Zeneli mungon nëntë muaj
11 qershor 2019
| 18:15
Reprezentuesi i Kosovës dhe anëtari i skuadrës franceze, Stade de Reims, Arbër Zeneli do të mungojë deri nëntë muaj për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen e Kosovës me Malin e Zi në kualifikimet për “Euro 2020”.
Ai lëndoi rëndë gjurin e këmbës dhe menjëherë pas ndeshjes në Podgoricë ishte nisur drejt Francës për ekzaminime mjekësore.
Tani klubi ka konfirmuar lëndimin e rëndë dhe ka thënë se pritet që ai të mungojë në një periudhë mes 7 dhe 9 muajsh.