
Zeneli: Na mungoi fati
25 mars 2019
| 23:28
Arbër Zeneli ishte hero i Kosovës në ndeshjen ndaj Bullgarisë, pasi shënoi golin e barazimit (1-1).
Pas ndeshjes Zeneli, ka thënë se Bullgaria ka luajtur mirë dhe se Kosova nuk kishte fat sidomos në pjesën e parë.
“Bullgaria ishte shumë e fortë. S’na lejonte të luanim në pozitat tona mirë. Na bënë presion shumë të mirë. Në pjesën e parë s’ishim të fokusuar. Patëm shanse të mira, por s’patëm fat. Mezi e dhamë një gol”, ka thënë Zeneli.