Zeneli: Nuk ka të bëjë asgjë me numrin 10
Sulmuesi Arbër Zeneli ka reaguar lidhur me situatën e mjegulluar te Përfaqësuesja e Kosovës. Zeneli ka disa ndeshje që nuk po ftohet në listën e parë të Kosovës, por vetëm në atë rezervë, duke ngritur shumë debate.
Situatën e tij e ka sqaruar disa herë babai i tij, Avniu, i cili ka thënë se sulmuesi pati hatërmbetje për marrjen e fanellës me numër 10. Futbollisti nëpërmjet ‘Arbëri ka reaguar me anë të profilit të tij në “Instagram” duke thënë se kjo nuk është arsyeja, por e vërteta qëndron diku tjetër.
“Për dardanët! Po flitet shumë tash në media për situatën time me kombëtaren. Nuk kam pas dëshirë kurrë me fol keq për kombëtaren ose me qitë poshtë kombëtaren. Unë për Kosovë kam luajtur me zemër. Shumë situata janë tu u ekzagjeruar. Përshembull numri 10, nuk ka asgjë të bëjë me numrin si numër 10, por ka të bëjë me situatën që ndodhi me ndeshjen kundër Rumanisë. Unë jam shumë i lumtur që kam luajtur për Kosovën dhe i kam do kujtime që nuk kam mi harru kurrë. Faleminderit gjithmonë për mbështetjen prej juve fansave! Kombëtares i dëshiroj gjithmonë shumë sukses në ndeshjet që vijnë. PS. Zgjidheni do ekspertë ma të mirë se veç po shtyhen kush po e ka zërin ma të lartë”, ka shkruar Zeneli.