Zeneli rikthehet në stërvitje
05 janar 2022
| 22:30
Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli është shëruar nga lëndimi i fundit, duke u rikthyer në stërvitje.
Kosovari që disa muaj ishte jashtë fushës së gjelbër shkaku i lëndimit të fundit që e pësoi pranë ligamenteve.
Sidoqoftë, pas disa muajve, Zeneli ka konfirmuar se është rikthyer në stërvitjes përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.
“I lumtur që u riktheva në stërvitje me skuadrën dhe që pashë Seedorfin në skuadër”, shkroi ai. Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Zeneli do jetë gati për ndeshjet e radhës të Reimsit.
View this post on Instagram