Zënkë me thikë në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prishtinë, një nxënëse e lënduar
27 dhjetor 2017
| 14:58
Një nxënëse ka mbetur e lënduar pas një zënke në afërsi të shkollës “Abdyl Frashëri” në Prishtinë, sot rreth orës 10:00.
E lënduara është dërguar në spital për trajtim, ndërsa i dyshuari është arrestuar, ka thënë për “lajmi.net”, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 10:00 në rrugën ‘Tahir Zajmi’ në Prishtinë, përkatësisht në afërsi të shkollës ka ndodhur një rast lëndim trupor. Një femër është lënduar dhe është dërguar për tretman në QKUK. I dyshuari është arrestuar”, ka deklaruar Ahmeti.