Zenunaj largohet nga Liria
05 janar 2024
| 16:59
Pas kapitenit Ardit Topalaj dhe sulmuesit të krahut, Bleond Rexhepi, nga skuadra e Lirisë së Prizrenit me marrëveshje të dyanshme është larguar edhe qendërmbrojtësi Melos Zenunaj.
Lajmin për largim e ka bërë me dije vet futbollisti të premten.
“Faleminderit Prizren, faleminderit ‘Arpagjik’”, ka shkruar Zenunaj në “Facebook”.
Liria ka pasur vështirësi në edicionin aktual në Superligë dhe renditet e fundit në tabelë me vetëm nëntë pikë në 18 ndeshje të luajtura.