Zeqiri: Elektroserveri s’i ka shpërndarë ende faturat e rrymës në Zubin Potok
18 shtator 2024
| 10:53
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë me dije se ende nuk janë shpërndarë faturat nga Elektrosever.
“Akoma nuk kanë shpërndarë ndonjë faturë. Pas pajisjeve me orë digjitale do të pasojnë faturat. Janë duke e pajisur komunën gjithandej”, ka thënë Zeqiri.
Ai ka njoftuar se faturat do të llogariten në bazë të harxhimeve.
“Elektroserveri e dinë se kur lëshohen faturat, ne s’kemi informatë. Në bazë të harxhimit të muajit kur kanë filluar orët do ta caktojnë edhe paushallin për muajin paraprak në bazë të harxhimeve sipas matjeve të orëve”, ka thënë Zeqiri për “Front Online”.