Zeqiri i vendosur: Nuk ia mundësoj Listës Serbe të marrë pjesë në zgjedhje me dorëheqjen time

19 tetor 2023 | 08:20

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se nuk do të largohet nga posti i tij për t’ia mundësuar Listës Serbe marrjen pjesë në zgjedhje të parakohshme.

Zeqiri ka thënë se Lista Serbe tashmë po vërtetohet se ka punuar duke dëmtuar shtetin e Kosovës përmes bashkëpunimit me Serbinë. Për shkuarjen në zgjedhje në katër komunat veriore, ai theksoi se duhet dakordim politik si dhe kërkoi që kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, t’i thërret kryetarët në një takim.

“Unë mendoj se zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës duhet diskutohet dhe shqyrtohet në aspektin politik që të gjendet një mënyrë në të mirën e shtetit tonë. Sa i përket dorëheqjes, nuk ia mundësoi Listës Serbe me ia hap rrugën për zgjedhje e cila i shkaktoi çdo të keqe vendit tonë e cila po bashkëpunon me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ne presim një thirrje nga kryeministri Kurti për të diskutuar rreth gjetjes së një rruge të duhur për të zgjidhur këtë çështje”, tha Zeqiri.

Ai tutje shtoi se situata në veriun e Kosovës është e qetë, por ka ende grupe të ndryshme të dyshuara që merren me veprimtari që cenojnë sigurinë.

“Situata është e qetë por ka ende grupe të cilat bëjnë lëvizje vendosin flamuj dhe gjëra të tilla, duhet koordinim me faktorin ndërkombëtar për të gjitha temat që janë në interes të shtetit tonë”, theksoi Zeqiri ne nje interviste per gazetarin e pavarur Venhar Isufi.

Sipas të parit të Zubin Potokut, asnjë qytetar deri tash nuk ka nënshkruar peticionin për të cilin qeveria e Kosovës mori vendim për të çuar katër komunat veriore të Kosovës në zgjedhje.

Zeqiri shtoi se kjo mënyrë e të shkuarit në zgjedhje nuk do të funksionojë dhe se duhet një mënyrë politike.

Faktori ndërkombëtar tashmë po kërkon hapa konkret drejt shtensionimit të situatës në veri të vendit. Gjithashtu, ata kanë kërkuar që rasti i Banjskës në komunë e Zveçanit të hetohet në detaje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se…