Zeqiri: Koalicioni AAK-Nisma nuk e dëmtoi asnjërën parti, lista e kandidatëve e pritshme!

06 mars 2025 | 01:14

Komentatori politik, Sadik Zeqiri ka folur për listën e kandidatëve për deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma-s, të cilët kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Zeqiri ka deklaruar se lista e kandidatëve fitues për deputetë të AAK-së dhe Nisma-s, veçse ka qenë e pritshme.

“Kjo është një listë e fituesve e pritshme. Unë kam shpresu që AAK-ja ka m’i marrë nja 90 mijë vota. Kjo është fati i saj”, ka thënë Zeqiri.

Ai ka theksuar se ky koalicion nuk e ka dëmtuar asnjërën parti.

“Nuk e ka dëmtu as AAK-ja-Nismën, as Nisma-AAK-në. Edhe po të shkonte AAK e vetme në zgjedhje do i merrte 60 mijë vota, por edhe me Nismën i ka marrë aq vota, dhe të themë të vërtetën s’e di çka ka ndodh me votuesit e këtyre dy partive. Ndoshta votuesit e kanë neglizhur ditë e votimit duke thënë se hajt se nuk po votojme ne se votojnë të tjerët”, ka thënë ai.

https://youtu.be/-oP6kqGq90M

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stuhitë e fuqishme që shkaktuan tre viktima në Misisipi dhe…