Zeqiri për Masakrën e Dubravës: Pastrimi i syve ma shpëtoi jetën, kush qëlloi në rreshtin e parë – u vra (VIDEO)

21 maj 2019 | 21:54

Sadik Zeqiri, i mbijetuari i Masakrës së Dubravës, ka thënë se 20 vjet më parë në burgun e Dubravës kanë përjetuar një tmerr të vërtetë, prej ku as nuk është menduar se mund të shpëtohej gjallë.

Ai ka treguar se afro një mijë të burgosurve iu ishte kërkuar të dilnin e të rreshtoheshin në oborrin e burgut dhe pastaj mbi ta kishin filluar befasisht të shtënat me të gjitha llojet e armëve.

 

“Kanë qenë të përgatitur dhe pasi që jemi rreshtuar ‘për shkaqe sigurie’ kanë dalë mbi mur dhe kanë gjuajtur mbi ne. Kemi qenë mbi 960 veta. Kush ka qenë në rreshtin e parë, mbi 70-80, në çast janë vrarë. Nuk e dinim kush po gjuante, vetëm i shihnim shokët tanë që rrëzoheshin për tokë”, është shprehur Zeqiri në “Info Magazine”, në “Klan Kosova”.

“Kur na është kërkuar të rreshtohemi i kam kërkuar Rasim Selmanajt që të ndalemi dhe t’i pastrojmë sytë. Veç i kemi parë të tjerët duke u rrëzuar. Sikur mos të ndaleshim, edhe ne do të mund të ishim në rreshtin e parë. I dëgjonim të shtënat, por s’e dinim çfarë po ndodhte. Aty jemi shtrirë, ka qenë një pjesë e pjerrët. Gjithë ditën ka pasë gjuajte me bomba dhe zola. Kemi kërkuar strehë që t’iu ikim pikave vrojtuese”.

Ai ka pohuar se sulmi është kryer duke u thirrur se të burgosurit kanë qenë të armatosur.

“Me datën 22 s’ka pasë gardianë në burg. As lidhëse këpucësh dhe rrypa pantallonash s’kemi pasë, por kanë thënë se jemi të armatosur”.

“Kur na kanë grumbulluar në sallën e sporteve, drejtori i burgut na ka thënë se ‘a po e sheh se çfarë ju ka bërë NATO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk kanë…