Zeqiri transferohet në Premier Ligë

02 tetor 2020 | 10:36

Talenti kosovar i cili deri sezonin e kaluar luajti në ligën elitare në Zvicër, nga ky sezon ai do të luajë në Premier League.

Andi Zeqiri edhe zyrtarisht është lojtar i skuadrës së Brighton & Hove Albion.

Brighton & Hove Albion ka kompletuar transferimin e talentit shqiptar, Andi Zeqiri nga Lausanne-Sport.

Zeqiri ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën nga Premierliga, deri më 2024.

Ai do të mbajë të veshur fanellën me numrin 29.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas pak pritet të fillojë mbledhja e përbashkët e qeverisë…