“Zëri atdheut” vazhdon shpërndarjen e “Eskadronëve të vdekjes”

11 mars 2024 | 13:53

Më 9 dhe 10 mars të këtij viti, në Mynih të Gjermanisë zhvilluan punimet Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë, Këshillit Koordinues i Diasporës dhe Qendra e Botimeve për Diasporë.

Në këto punime morën pjesë edhe Raimonda Deda dhe Besnik Veselaj, mësimdhënës në shkollën shqipe anëtarë “Zëri atdheut” në Montebelluno të Italisë dhe njëherësh anëtarë të kryesisë se shoqatës me të njëjtin emër, që kohë më parë ndërmori nismën për të përkthyer në italisht romanin “Eskadronët e vdekjes”.

Në ndërkohë, Raimonda Deda dhe Besnik Veselaj takuan përfaqësuesin e mirënjohur të arbëreshëve Rosario Petta, i cili është anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëherësh kryetar i komunës Piana Degli Albanesi, në Itali.

Me këtë rast, ata i dhuruan një ekzemplar të “Eskadronëve të vdekjes” në italisht dhe e njoftuan për përmbajtjen e romanit, që shpalos tragjedinë e popullit shqiptar të Kosovës gjatë zbatimit të gjenocidit të Serbisë në luftën 1998-1999.

No description available.

No description available.

No description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe qyteti i Shtimes do të bëhet me stadium të…