Zëri i luftës, Besa Çeku-Buçinca: PDK-ja është shpresa e vetme e çdo qytetari

12 shkurt 2021 | 17:55

Prezantuesja e njohur e lajmeve gjatë kohës së luftës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), Besa Çeku-Buçinca, e cila garon për herë të parë për deputete në Kuvendin e Kosovës nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin rendor 48, ka kërkuar nga qytetarët që të votohet PDK-ja.

“Ndjenë detyrim moral e kombëtar që të jam në mbështetje të vlerave të UÇK-së, në mbështetje të luftës së shenjtë e të drejtë për liri e pavarësi, në mbështetje të Kosovës. PDK-ja me platformën e saj #Rimëkëmbje, është shpresa dhe garancia e vetme dhe e madhe e çdo qytetari që e do këtë vend të bukur, drejt rrugës së zhvillimit”, ka thënë Besa Çeku-Buçinca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ramë Vataj, edhe…