Zëri i saj na përkujton luftën për liri, Besa Çeku-Buçinca kandidate për deputete

27 janar 2021 | 14:10

Prezantuesja e njohur e lajmeve, Besa Çeku-Buçinca, do të garojë për deputete në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 48.

Këtë e ka konfirmuar ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ku ka theksuar se ndjenë detyrim moral e kombëtar që të jetë në mbështetje të vlerave të UÇK-së, në mbështetje të luftës së shenjtë e të drejtë për liri e pavarësi, në mbështetje të Kosovës.

Postimi i plotë i saj në “Facebook”:

Të dashur qytetarë,
PDK më ka vlerësuar që të jem në listën e kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Më shumë se një garë për të zëne një ulëse në Kuvend, për mua është një obligim madhor në këto momente të vështira që po kalon Kosova, pas goditjeve të Gjykatës Speciale kundër themeluesve të UÇK-së,të PDK-së dhe themeluesve të shtetit të Kosovës.
Ndjej detyrim moral e kombëtar që të jem në mbështetje të vlerave të UÇK-së,në mbështetje të luftës së shenjtë e të drejtë për liri e pavarësi, në mbështetje të Kosovës.
PDK me platformën e saj #Rimëkëmbje, është shpresa dhe garancia e vetme dhe e madhe e çdo qytetari që e do këtë vend të bukur,drejt rrugës së zhvillimit.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=434790197874077&set=a.434790237874073&type=3

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti për Diasporë në PDK, ka mbajtur takim me tre…