‘Zëri Perëndimor i Kosovës’ uron besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjes
24 dhjetor 2024
| 13:33
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka uruar besimtarët shqiptarë të besimit katolik për festën e Krishtlindjes.
Ai është lutur për paqe dhe mirëqenie në familjet shqiptare.
“Nga vendi që bekoi Papa Gjon Pali ll. Në këtë festë kur njerëzimi lidhet me Zotin, me lutjet për të mirën, paqen dhe mirëqenien si familje dhe shoqëri të lutemi me dashuri më gjithë forcën që aspiratat shekullore të popullit tonë të bëhen realitet. Kosovë e Pjeter Bogdanit! Urime Krishtlindjet dhe vitin e ri 2025 Dardani!”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.