Zëvendësambasadori Isufaj: Kosova ka shënuar progres në indeksin e lirisë ekonomike
25 janar 2019
| 14:48
Shteti i Kosovës ka shënuar progres në Indeksin e Lirisë Ekonomike, duke përmirësuar pozitën e vet në nivel global.
Kështu ka bërë me dije zëvendësambasadori i Kosovës në ShBA, Frymëzim Isufaj. Ai në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se Kosova vazhdon ta përmirësojë pozitën e vet globale dhe regjionale në Indeksin e Lirisë Ekonomike të publikuar nga instituti “Heritage Foundation”.
Sipas këtij instituti, këtë vit Kosova renditet në pozitën e 51 në nivel global dhe në vendin e 26 në Evropë.