Zëvendësambasadorja amerikane: Jemi me fat që kemi partneritet kaq të fortë me Kosovën

11 shtator 2022 | 11:35

Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Alyson Grunder ishte bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani për homazhe në përvjetorin e 21-të të sulmeve të 11 Shtatorit nga ku tha se Amerika është “me fat” që e ka këtë partneritet me Kosovën.

Grunder tha se është thellësisht mirënjohëse ndaj solidaritetit të Kosovës për këtë ceremoni në kujtim të 21 vjetorit të sulmeve të tmerrshme që ndodhën në Kullat Binjake.

“Kam nderin që jam duke përfaqësuar qeverinë, popullin e ShBA-së në ceremoninë e sotme që po përkujton 21 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit. I jemi thellësisht mirënjohës solidaritetit të Kosovës në përkujtimin e kësaj ngjarje të sulmeve të tmerrshme që na ndodhën në New York dhe morën jetën e 3 mijë vetave të pafajshëm. Përderisa jemi duke përkujtuar kalimin ne amshim të Elizabieta ll dëshiroj t’i kujtoj fjalët e saj kur ajo tha se “përvese nderojmë gjithë ata që kanë humbur jetën në të njëjtën kohë po nderojmë përkushtimin e komuniteteve që u zotuan për të rindërtuar jetët””.

Mes tjerash, ajo theksoi se edhe ne Pejë do të ngritët një shtatore në nder të viktimave të 11 shtatorit.

“Në atë ditë të kobshme unë kam qenë New York duke shërbyer në misionin e ShBA në kombet e bashkuara. Mund të paramendoni çfarë tronditje kishim. Qëllimi i tyre ishte të merrnim sa më shumë jetë të njerëzve. Përveç ceremonisë këtu edhe në Pejë është një përurim ku do të bëhet një shtator e me një shtyllë të çmueshme që është dhuruar nga zjarrfikësit në New York”.

“Ky është vetëm simbol i lidhjeve të forta dhe vlerave që populli i Kosovës dhe i SHBA-së kanë të përbashkëta dhe i ndajmë bashkë. Jemi me fat që kemi një partneritet kaq të qëndrueshëm dhe të fortë me Kosovën”, ka shtuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpitë e figurave të njohura të sportit në Spanjë kanë…