Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani: Deri sa është Radojçiqi i lirë ka rrezik

02 shtator 2024 | 23:12

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka folur për situatën në veri të Kosovës.

I pyetur se a është shpartalluar grupi i Radojçiq në veri të Kosovës, Elshani ka thënë se derisa ai është i lirë, ekziston mundësia që të përsëritet diçka si rasti i Banjskës.

“Sa është Radojçiq i lirë ka rrezik, por ne je i me  numër të mjaftueshëm të policëve dhe gjithçka është nën kontroll. Në rast se ndodh diçka ne jemi qe të reagojmë”, ka thënë Elshani në Kanal10.

Tutje ai ka shtuar se policia është duke punuar vazhdimisht që t’iu ofrojë siguri të gjithë qytetarëve në veri të Kosovës.

“Prej orës 8 në mengjes e deri në mbrëmje ishim në detyrë, në uniformë. Tash edhe na kemi dal me lëviz, me shëtit. Kjo është e mundur, nuk ka ndonjë problem. Por situata këtu është thuajse çdo natë, ndonjëherë edhe më shumë. Tash kanë filluar edhe shkollat me siguri kemi me pas më shumë njerëz, pra situata është e qetë”, deklaroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjuajtje me armë zjarri ndodhi të dielën mbrëma në…