Zëvëndësi i Gërvallës i reagon Stanos: Vota kundër e Serbisë duhet të dënohet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti i ka reaguar zëdhënësit të Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, pasi ky i fundit kur është pyetur për votën kundër të Serbisë në Këshillin e Evropës është përgjigjur thjeshtë se “BE-ja është në dijeni”.
Ahmeti ka shkruar në “Twitter” se Serbia duke votuar kundër dhe duke kërcënuar ata që kanë përkrahur Kosovën në Këshillin e Evropës, e ka shkelur marrëveshjen bazike të arritur në Ohër.
Sipas Ahmetit, kjo nuk është diçka për të cilën thjesht duhet të jesh në dijeni por gjë që duhet dënuar ashpër.
“Duke votuar kundër dhe duke kërcënuar ata që ishin pro votës së djeshme për anëtarësimin e Kosovës në KE, Serbia ka shkelur Marrëveshjen Themelore.Më tej, shefi i diplomacisë Ivica Daçiq deklaroi se Serbia dëshiron ndarjen e Bonjës e Hercegovinës. Kjo nuk është diçka që BE-ja duhet ta dijë, por ta dënojë ashpër”, ka shkruar Ahmeti.
By voting against & threatening those who were in favor of yesterday's vote for 🇽🇰 membership at @coe, Serbia violated the Basic Agreement.
Furthermore, FM Ivica Dacic declared that Serbia wants partition of BiH. This is not smth for the EU to be aware of, but to harshly condemn.— Kreshnik Ahmeti (@Kreshnik_A) April 25, 2023